Si luhet 🎲
Gurët — 28 gurë, nga 0-0 deri te 6-6; secili merr 7
Hapja — nis ai që ka dopion më të madhe (nëse s'ka njeri dopio, guri më i rëndë)
Në ndeshje — vetëm dora e parë nis me dopion; dorën tjetër e hap fituesi i dorës së kaluar, me cilin gur të dojë
Radha — vër një gur që përputhet me njërën anë të hapur; nëse hyn në të dyja, zgjidh ti anën
Grumbulli — me 2 lojtarë, kur s'ke gur që hyn, tërhiq nga grumbulli derisa të gjesh; me 4 lojtarë s'ka grumbull, thua "Pas"
Fundi — fiton ai që hedh gurin e fundit; nëse loja bllokohet, fiton ana me më pak pikë